Ngrohja globale mund të shkaktojë varfërim të biodiversitetit
BKT
   Bota

Ngrohja globale mund të shkaktojë varfërim të biodiversitetit

Imazhe dramatike janë shfaqur nga organizata “Climate Central”, e cila ka parashikuar se si do të duken qytetet e botës nëse ngrohja globale kalon 1.5 gradë Celsius.

Marrëveshja e Parisit në 2015 i ka detyruar qytetet-shtetet ta kufizojnë emetimin e gazeve.

Shkencëtaret kanë thëne se nëse kalon ngrohja globale 1.5 gradë Celsius do të sjellë shumë rreziqe në ekosistem.

Bota aktualisht është ngrohur me 1.1 gradë Celsius, sidomos ky efekt është vënë re gjatë 40 viteve të fundit, transmeton euronews.albania.

Duhet kujdes për të shmangur rritjen e nivelit të deteve, fenomen i cili mund të zhdukë disa brigje dhe ishuj.

Por, nëse bota ngrohet më shumë se 2 grade celsius, akullnajat mund të shkrijnë dhe nivelin i deteve mund të rritet me 10 metra.

Kurse ngrohja me 2.7 gradë celsius mund të sjellë një nxehtësi në shumë muaj të vitit.

Biodiversiteti do të varfërohej jashtëzakonisht, siguria ushqimore do të prishej dhe moti ekstrem do të bëhej i papërballueshëm.