​Harris: ShBA-të janë të shqetësuara për situatën në kufirin me Bjellorusi
BKT
   Bota

​Harris: ShBA-të janë të shqetësuara për situatën në kufirin me Bjellorusi

Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara për situatën në kufirin polako-bjellorus, deklaroi sot zëvendës presidentja amerikane Kamala Harris.

“Sa i përket Bjellorusisë dhe asaj që po ndodh në kufirin me Poloninë, ne jemi shumë të shqetësuar për këtë dhe po e ndjekim nga afër”, tha Harris në një konferencë për shtyp në Paris.

“Besoj se regjimi i Lukashenkos është i përfshirë në aktivitete shumë shqetësuese. Kam biseduar për këtë me presidentin Macron dhe sytë e botës dhe liderëve të saj janë fokusuar tek ajo që po ndodh atje”, shtoi ajo.

Bashkimi Evropian akuzon Bjellorusinë se ka nisur një "sulm hibrid" ndaj bllokut, duke transferuar mijëra emigrantë me avionë, kryesisht nga Lindja e Mesme, duke i ndihmuar ata të hyjnë ilegalisht në Poloni. BE po përgatitet të vendosë sanksione të reja ndaj Minskut.

Harris tha gjithashtu se Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë riafirmuar angazhimin e tyre për të luftuar terrorizmin, veçanërisht në rajonin e Sahelit.

"Ne ndajmë shqetësimin për sfidat aktuale me të cilat përballen vendet në Sahel. Midis shumë prioriteteve të përbashkëta është nevoja për të luftuar dhunën aktuale dhe mundësinë e konflikteve të reja," tha Harris, transmeton Reuters.