Turqia dhe Gjeorgjia zhvilluan stërvitje të përbashkët kufitare
BKT
   Bota

Turqia dhe Gjeorgjia zhvilluan stërvitje të përbashkët kufitare

Stërvitja ka për qëllim të ndihmojë rojet kufitare të përgjigjen ndaj incidenteve kufitare dhe të kryejnë operacione parandaluese, njoftoi Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë.

Turqia dhe Gjeorgjia zhvilluan sot stërvitje të përbashkëta kufitare në kuadër të bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve fqinje.

"Qëllimi i stërvitjeve të përbashkëta ishte shkëmbimi i përvojës ndërmjet njësive kufitare të dy vendeve në fushën e mbrojtjes së kufijve tokësorë dhe përmirësimi i veprimeve të koordinuara në drejtim të sigurisë kufitare. Stërvitja ka për qëllim të ndihmojë rojet kufitare të përgjigjen ndaj incidenteve kufitare dhe të kryejnë operacione parandaluese", njoftoi Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë.

Në stërvitje morën pjesë grupet taktike të Divizionit Akhaltsikhe të Policisë Kufitare të Gjeorgjisë dhe Brigadës së 25-të të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

Koloneli Emzar Abramishvili, zëvendësdrejtor i Departamentit të Mbrojtjes së Kufirit Tokësor të Policisë Kufitare të MPB-së së Gjeorgjisë dhe Gjeneral Brigade Berat Acar, komandanti i Brigadës së 25-të të Forcave të Armatosura Turke, iu drejtua të ftuarve dhe pjesëmarrësve në stërvitje.

"Stërvitjet e përbashkëta u zhvilluan në kuadër të planit të bashkëpunimit dypalësh turko-gjeorgjian 2021. Stërvitje të ngjashme mbahen rregullisht, një herë në dy vjet, midis Gjeorgjisë dhe Republikës së Turqisë", vuri në dukje ministria.