Rriten protestat kundër deponisë së mbeturinave në Tunizi
BKT
   Bota

Rriten protestat kundër deponisë së mbeturinave në Tunizi

Protestat në qytetin lindor Agareb në provincën Sfax kanë nisur që nga vendimi për të hapur deponinë që ishte mbyllur në fund të shtatorit pas ankesave të banorëve vendas se ndot mjedisin.

Protestuesit në Tunizi janë përleshur me forcat e sigurisë gjatë gjithë javës, duke demonstruar kundër rihapjes së një deponie lokale të plehrave.

Protestat në qytetin lindor Agareb në provincën Sfax kanë nisur që nga vendimi për të hapur deponinë që ishte mbyllur në fund të shtatorit pas ankesave të banorëve vendas se ndot mjedisin.

Një grevë e përgjithshme u zhvillua të mërkurën pas vdekjes së një protestuesi në qytet të hënën. Ndërsa familja e tij tha se protestuesi u mbyt nga gazi lotsjellës i hedhur nga forcat e sigurisë gjatë protestave të natës, Ministria e Brendshme e ka mohuar këtë pretendim.

Ndërsa përleshjet vazhduan, presidenti Kais Saied mbajti një takim me disa aktivistë të shoqërisë civile në Pallatin Kartagjena pranë kryeqytetit Tunis të enjten, duke u zotuar për të gjetur një zgjidhje për krizën "së shpejti".

Tunizia është përfshirë nga një krizë e thellë politike që kur Saied rrëzoi qeverinë, pezulloi parlamentin dhe mori autoritetin ekzekutiv më 25 korrik.

Zhvillimet në Agareb paraqesin një sfidë serioze për kabinetin e ri të shpalosur së fundmi të kryesuar nga Najla Bouden, e cila u emërua nga Saied si kryeministrja e parë femër e vendit.