Meksikë, shkon në mbi 290 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19
BKT
   Bota

Meksikë, shkon në mbi 290 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 256 vdekje ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 290.630.

Në Meksikë ku u regjistruan më së shumti viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Amerikën Latine pas Brazilit numri i viktimave tejkaloi 290 mijë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 256 vdekje ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 290.630.

Me 3.493 raste të reja numri i përgjithshëm shkoi në 3.838.308 ndërsa numri i të shëruarve në 3.198.058.

Në javët e fundit me rritjen e rasteve në disa provinca numri i mbushjes së vendeve në kujdesin intensiv arriti në 90 për qind.

Në vend deri me tani me fushatën e vaksinimit masiv më shumë se 58 milionë kanë marrë dozën e parë dhe me shumë se 49 milionë banorë edhe dozën e dytë.

Sipas faqes së internetit të "Worldometers", ku përpilohen të dhënat e COVID-19, Meksika, popullsia e së cilës tejkalon 126 milionë banorë, është në pozicionin e "vendit të 15-të në botë me numrin më të madh të rasteve".