Indi, ekspertët kërkojnë përpjekje për të parandaluar vdekjet nga pneumonia
BKT
Shëndetësi

Indi, ekspertët kërkojnë përpjekje për të parandaluar vdekjet nga pneumonia

Muajin e kaluar, ministri i Shëndetësisë, Mansukh Mandaviya, pranoi se rreth 16 për qind e vdekjeve të fëmijëve në vend ndodhin për shkak të pneumonisë.

Ekspertët në Indi kanë bërë thirrje për më shumë përpjekje për të frenuar incidencën e pneumonisë për të parandaluar vdekjen e fëmijëve në vend.

Në vitin 2018, sipas një raporti, India raportoi numrin e dytë më të lartë të vdekjeve të fëmijëve nën moshën 5-vjeç për shkak të pneumonisë.

Muajin e kaluar, ministri i Shëndetësisë, Mansukh Mandaviya, pranoi se rreth 16 për qind e vdekjeve të fëmijëve në vend ndodhin për shkak të pneumonisë.

Duke folur për Anadolu Agency (AA) me rastin e Ditës Botërore të Pneumonisë, pulmonologu dhe drejtori i Spitalit Fortis me bazë në veri të Indisë, Dr. Digambar Behera, tha se kequshqyerja, imunizimi jo i plotë dhe ekspozimi ndaj ndotjes së ambienteve të brendshme janë tre faktorë kryesorë të rrezikut pas incidencave të pneumonisë.

Duke pranuar se qeveria po bën përpjekje, ai tha se duhet bërë më shumë përpjekje për të kontrolluar sëmundjen.

"Disa studime kanë treguar se ka një barrë më të lartë të pneumonisë së fëmijërisë në vend. Pra, ne duhet të shtojmë përpjekjet për të parandaluar këto vdekje", tha ai.

Behera, i cili së fundmi u nderua për kontributin e tij në fushën e mjekësisë me çmimin prestigjioz ‘Panma’, çmimi më i lartë civil i Indisë, tha se është i nevojshëm përqendrimi në rritjen e imunizimit si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane.

"Qeveria e Indisë ka ndërmarrë hapa për të parandaluar këtë, si çështja për kequshqyerjen, imunizimin dhe përpjekjet për të ulur ekspozimin ndaj ndotjes. Por mendoj se ndoshta këto gjëra do të kërkojnë kohë dhe nuk janë të mjaftueshme", tha ai.

Duke theksuar se koronavirusi i ri (COVID-19) ka ndikuar në masat për të luftuar disa sëmundje të tjera, Behera tha se aktualisht duhet të punohet në fushën e parandalimit për të ulur vdekjet.

"Çfarëdo faktorësh rreziku që janë identifikuar, ne duhet të punojmë më shumë në ato zona. Ne duhet të përqendrohemi në të tilla si imunizimi duhet të rritet si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane", tha ai.

Ai tha se ka disa vaksina në dispozicion për imunizim, por shtoi se jo të gjithë i vaksinojnë fëmijët e tyre. Prandaj, ai kërkoi nga qeveria që të sigurohet ashtu si për virusin COVID-19, edhe vaksinimi për sëmundje të tjera të jetë i detyrueshëm.

"Ne duhet të identifikojmë fëmijë të tillë dhe të sigurohemi që sëmundje të mos kalojë në fazën e rëndë. Avantazhi më i madh është se sëmundja mund të parandalohet dhe më pas edhe të shërohet nëse diagnostikohet në fazën e hershme", tha Behera.

Eksperti më i lartë mjekësor po ashtu paralajmëroi se numrat mund të rriten dhe të krijojnë një situatë të vështirë nëse hapat për të parandaluar atë nuk rriten.

Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se India ka nisur programin mbarëkombëtar të imunizimit falas për të luftuar pneumoninë për të reduktuar shkallën e vdekshmërisë së fëmijëve me rreth 60 për qind.


MË SHUME NGA Shëndetësi