Japonia miraton dozën përforcuese të vaksinës Pfizer kundër COVID-19
BKT
   Bota

Japonia miraton dozën përforcuese të vaksinës Pfizer kundër COVID-19

Komiteti i ekspertëve për COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies miratoi "lejen e përdorimit" për dozën përforcuese të vaksinës Pfizer.

Në Japoni është miratuar kërkesa që prodhuesi i vaksinës Pfizer ka bërë për dozën përforcuese kundër COVID-19.

Komiteti i ekspertëve për COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies miratoi "lejen e përdorimit" për dozën përforcuese të vaksinës Pfizer.

Komiteti i ekspertëve njoftoi se subjektet e dozës së tretë të vaksinës Pfizer që morën në testet klinike jashtë shtetit kanë prodhuar 3 herë më shumë antitrupa nga periudha pas dozës së dytë.

Doza përforcuese do të aplikohet që nga muaji dhjetor tek personat mbi 18-vjeç dhe kryesisht tek punonjësit e shëndetësisë.

Komiteti njoftoi se do të presë rezultatet e analizave për dozën mbështetëse të Pfizer-it për të ulur kufirin e moshës për personat në moshën 18-vjeç.

Numri i rasteve me COVID-19 në Japoni është rritur në 1.725.302 ndërsa numri i vdekjeve në 18.335.

Në të gjithë vendin 92 persona vazhdojnë trajtimin kundër COVID-19 në shërbimet e kujdesit intensiv.