Gjiganti tajvanez do të hapë fabrikë 7-miliardë-dollarëshe në Japoni
BKT
Tech

Gjiganti tajvanez do të hapë fabrikë 7-miliardë-dollarëshe në Japoni

TSMC me bazë në Tajvan ka njoftuar se do të ndërtojë një fabrikë për prodhimin e çipave prej 7 miliardë dollarësh në Japoninë jugperëndimore për të zbutur hendekun e furnizimit global.

Taiwan Semiconductor (TSMC), një nga liderët e industrisë së prodhimit të mikroçipave, njoftoi se do të themelojë një fabrikë të prodhimit të çipave me vlerë 7 miliardë dollarë në Japoni.

Në mbarë botën është duke vazhduar ndikimi mungesës së gjysmëpërçuesve me të cilin përballen prodhuesit në mbarë botën, nga makinat te telefonat inteligjentë, nga tabletët te konzolat e lojërave.

TSMC me bazë në Tajvan ka njoftuar se do të ndërtojë një fabrikë për prodhimin e çipave prej 7 miliardë dollarësh në Japoninë jugperëndimore për të zbutur hendekun e furnizimit global.

"Ne jemi të kënaqur që kemi mbështetjen e klientit tonë afatgjatë Sony, për të mbështetur industrinë me një fabrikë të re në Japoni", tha në një deklaratë Shefi Ekzekutiv (CEO) i TSMC-së, C. C. Wei.

Ndërkaq, Shefi Ekzekutiv i Sony Semicon, Shimizu Terushi, i cili do të ketë pjesën e tij në investim, deklaroi gjithashtu se synojnë të "sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me partneritetin me TSMC-në, që është lider në teknologjinë e prodhimit", për të zvogëluar mungesën globale të gjysmëpërçuesve.

TSMC synon të ketë fabrikën e saj të re në Kumamoto, në jugperëndim të Japonisë, për t'u vënë në shërbim në vitin 2024, ndërsa ndërtimi do të fillojë në vitin 2022.

Thuhet se projekti, në të cilin Sony do të investojë 500 milionë dollarë dhe i cili do të mbështetet nga qeveria japoneze, do të krijojë vende pune për 1.500 persona.


MË SHUME NGA Tech