"Nevojiten premtime më ambicioze për të trajtuar ndryshimet klimatike"
BKT
   Bota

"Nevojiten premtime më ambicioze për të trajtuar ndryshimet klimatike"

Qeveria britanike deklaroi se kryeministri Boris Johnson dhe homologu i tij italian, Mario Draghi kanë rënë dakord se, nevojiten premtime më ambicioze për reduktimin e emetimeve, në samitin e klimës COP26 të OKB-së në Glasgou.

“Johnson zhvilloi sot pasdite një bisedë me kryeministrin e Italisë Mario Draghi”, njoftoi një zëdhënëse e Downing Street.

Si partnerë në presidencën e COP26, ata diskutuan punën e përbashkët të dy vendeve për të nxitur progresin në negociata.

Udhëheqësit ranë dakord se duhet të marrin në konsideratë progresin në financë, veçanërisht arritjen e objektivit për të ofruar 100 miliardë dollarë financime për klimën për vendet në zhvillim vitin e ardhshëm , dhe premtime më ambicioze për reduktimin e emetimeve.

Ata njoftuan se do të vazhdojnë të punojnë me ekipet e tyre dhe me udhëheqës të tjerë për të siguruar një rezultat pozitiv në orët e fundit kritike të negociatave në Glasgou./atsh