14:00 / 14.11.2021
Erdogan do të përcjellë në Podgoricë ndeshjen Mali i Zi-Turqi
Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan do të ndjekë ndeshjen e kombëtares turke kundër Malit të Zi në Podgoricë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin, njoftoi sot portali CDM, duke iu referuar mediave turke.
Skuadrat e futbollit të Malit të Zi dhe Turqisë do të luajnë të martën në orën 20:45.
Erdogan bëri një vizitë zyrtare në Mal të Zi në gusht.























