Loja “Rainbow Six Extraction” vjen në treg më 20 janar 2022
BKT
Tech

Loja “Rainbow Six Extraction” vjen në treg më 20 janar 2022

Kompania Ubisoft në korrik pati paralajmëruar ardhjen e lojës “Tom Clancy’s Rainboë Six Etraction”, kurse tani dihet data e saktë e lansimit në treg.

Loja “Tom Clancy’s Rainboë Six Etraction” fillimisht është dashur të jetë e qasshme për gejmerët nga 16 shtatori, por është shtyrë për janar.

E kompania Ubisoft tani zyrtarisht ka konfirmuar se lojën do ta plasojë në treg më 20 janar. Përveç kësaj, është zbritur çmimi i versionit bazë të lojës në 40 nga 50 sa ishte.

Shitësit për çdo kopje u japin blerësve ty tokenë Buddy Pass, që gejmerët mund t’i quajnë miq me të cilët luajnë gjatë 14 orëve në ditë.

Megjithatë, ata që i përdorin Buddy Pass do të kenë qasje në Assingmets, e vlen të theksohet që loja përmban cross-play, cross-progress dhe cross-save, kështu që gejmerët do të mund të luajnë me miq pavarësisht nëse kanë konzolën Xbox One, Xbox X dhe S, Playstation 4, Playstation 5, PC, Amazon Lun, Google Studio apo Ubisoft+.

Loja “Rainbow Six Etraction” që ishte e njohur si “Rainbow Six Quarantine” para pandemisë së coronavirusit, bazohet në “Rainbow Six Siege”. Ekipet e lojtarëve do të luftojnë kundër jashtëtokësorëve që kanë pushtuar tokën. /Telegrafi/


MË SHUME NGA Tech