Kryeministri armen, Pashinyan shkarkon nga detyra ministrin e Mbrojtjes
BKT
   Bota

Kryeministri armen, Pashinyan shkarkon nga detyra ministrin e Mbrojtjes

Në një deklaratë nga Qeveria e Armenisë thuhet se Pashinyan ka diskutuar me zyrtarët mbi zhvillimet në kufirin Armeni-Azerbajxhan.

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan ka shkarkuar nga detyra ministrin e Mbrojtjes, Arshak Karapetyan dhe në vend të tij ka emëruar zv.kryeministrin Suren Papikyan.

Në një deklaratë nga Qeveria e Armenisë thuhet se Pashinyan ka diskutuar me zyrtarët mbi zhvillimet në kufirin Armeni-Azerbajxhan.

Në takimin në fjalë u diskutua kryesisht çështja e "shkeljeve kufitare" thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se Pashinyan ka thënë se "ka shkarkuar nga detyra Karapetyan për shkak të përjetimeve në kufi dhe se ka emëruar Papikyan si ministër të ri të Mbrojtjes".

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit në një deklaratë më 10 nëntor njoftoi parandalimin e provokimit të ushtarëve armenë në drejtim të qytetit Lachin në kufirin mes dy vendeve.

Gjithashtu thuhet se ushtarët armenë për të shkaktuar konflikt u përpoqën të mbyllin rrugën mes pozicioneve të ushtrisë së Azerbajxhanit, por që u rrethuan nga ushtarët azerbajxhanas të dërguar në rajon dhe se ushtarët armenë më pas u lejuan të kthehen në shtëpitë e tyre.