17:37 / 15.11.2021
Afganistan, dy të plagosur në një shpërthim në Kabul
Zyrtarët e sigurisë në Kabul njoftuan se një minë e vendosur rreth rrugës, është aktivizuar kur në këtë pjesë të rrugës kaluan civilë.
Si pasojë e një shpërthimi në Kotai Sangiju të Kabulit në Afganistan, janë plagosur 2 persona.
Zyrtarët e sigurisë në Kabul në një bisedë për AA theksuan se një minë e vendosur rreth rrugës, është aktivizuar kur në këtë pjesë të rrugës kaluan civilë.
Janë plagosur dy persona ndërsa objektivi i sulmit nuk kanë qenë forcat talebane.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.























