Blinken do të nisë vizitën e parë zyrtare në Afrikën Sub-Sahariane
Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken do të nisë vizitën e tij të parë zyrtare në Afrikën Sub-Sahariane për të nënvizuar "thellësinë dhe gjerësinë" e marrëdhënieve të vendit me partnerët afrikanë.
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken sot do të nisë vizitën e tij të parë zyrtare në Afrikën Sub-Sahariane për të nënvizuar "thellësinë dhe gjerësinë" e marrëdhënieve të vendit me partnerët afrikanë.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Blinken "do të avancojë bashkëpunimin SHBA-Afrikë në prioritetet e përbashkëta globale, përfshirë përfundimin e pandemisë së COVID-19 dhe ndërtimin e një ekonomie globale më gjithëpërfshirëse, luftimin e krizës klimatike, rigjallërimin e demokracive tona dhe avancimin e paqes dhe sigurisë”.
Ai fillimisht do të vizitojë Kenian për të takuar presidentin Uhuru Kenyatta dhe Sekretaren e Kabinetit për Punët e Jashtme, ambasadoren Raychelle Omamo.
Zhvillimet rajonale të sigurisë në Etiopi, Somali dhe Sudan do të trajtohen, ndër të tjera.
Udhëtimi do të pasohet nga vizita në Nigeri dhe Senegal dhe do të përfundojë të shtunën.























