Peru, ministri i Mbrojtjes jep dorëheqje
“Kam demonstruar veprim të besueshëm ligjor dhe korrekt në procesin e promovimit dhe lehtësimit ushtarak. Prandaj si demokrat jap dorëheqje të parevokueshme nga Ministria e Mbrojtjes", tha Ayala.
Ministri i Mbrojtjes i Perusë, Walter Ayala, të dielën dha dorëheqje "të parevokueshme" pas mosmarrëveshjeve me qeverinë rreth promovimeve të diskutueshme brenda Forcave të Armatosura.
“Kam demonstruar veprim të besueshëm ligjor dhe korrekt në procesin e promovimit dhe lehtësimit ushtarak. Unë marr përgjegjësinë e plotë politike për të. Prandaj si demokrat jap dorëheqjen e parevokueshme nga Ministria e Mbrojtjes. Faleminderit president Pedro Castillo", shkroi ai në Twitter.
Ayala theksoi se ai u përball me pengesa gjatë përpjekjes për të kryer detyrat e tij në politikë.
Më 8 nëntor, ai tha se ishte nën presion për promovimin e komandantëve të lartë ushtarakë dhe shkarkimin e komandantëve të ushtrisë dhe forcave ajrore dhe i përcolli kërkesën e tij presidentit Castillo për të dhënë dorëheqje.
Ayala u emërua ministër i Mbrojtjes më 7 tetor pas dorëheqjes së kryeministrit Guido Bellido dhe kabinetit të tij.
Castillo u betua si president më 28 korrik.























