Venezuelë, 74 për qind e popullsisë është vaksinuar kundër COVID-19
BKT
   Bota

Venezuelë, 74 për qind e popullsisë është vaksinuar kundër COVID-19

"Kemi vaksinuar 74 për qind të popullsisë, po shkojmë drejt 80 për qind. Ka doza të mjaftueshme për 95 për qind të popullsisë së vendit", tha presidenti Maduro.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, njoftoi se 74 për qind e popullsisë është vaksinuar kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Për televizionin shtetëror VTV, Maduro, tha se synojnë të vaksinojnë 90 për qind të popullsisë deri në fund të vitit. "Kemi vaksinuar 74 për qind të popullsisë, po shkojmë drejt 80 për qind. Ka doza të mjaftueshme për 95 për qind të popullsisë së vendit", tha ai.

Maduro kërkoi nga qytetarët që të respektojnë sa më shumë masat për COVID-19 dhe tha se do t'i arrijnë qëllimet e tyre pavarësisht bllokadës dhe pengesave.

Në Venezuelë deri më tani janë regjistruar 5.026 viktima nga COVID-19 dhe 419.745 raste.

"Një grup mercenarësh u kapën në flagrancë"

Ndërkohë, Maduro theksoi se u kapën mercenarë para zgjedhjeve lokale dhe rajonale që do të mbahen më 21 nëntor në vend. "Një grup mercenarësh u kapën në flagrancë, të cilët donin t'i vinin zjarrin magazinës zgjedhore në Mariches, ku mbaheshin makineria dhe furnizimet partiake për zgjedhjet", tha Maduro.

Maduro pretendoi se themeluesi i Partisë së Vullnetit Popullor (VP), Leopoldo Lopez, i cili u strehua në Spanjë, qëndronte pas sulmit dhe kërkoi arrestimin e Lopezit me arsyetimin se ai ishte i lidhur me terrorizmin.

Duke u bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, Maduro tha: "Të takohemi në zgjedhje për paqe dhe stabilitet".