Mattarella shkarkon certifikatën e parë digjitale
BKT
   Bota

Mattarella shkarkon certifikatën e parë digjitale

Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella ka shkarkuar paraprakisht certifikatën e parë digjitale përmes platformës “Regjistri Kombëtar i Popullsisë Rezidente”.

Nga e hëna, shërbimi që do t’u mundësojë qytetarëve marrjen e certifikatave personale online, në një çështje autonome dhe pa pagesë, do të jetë aktiv duke u aksesuar në platformën www.anagrafenazionale.interno.it e disponueshme edhe përmes adresës www.anagrafenazionale.gov.it.

Qytetarët e regjistruar në regjistër do të mund të shkarkojnë 14 çertifikata për llogarinë e tyre ose për një pjesëtar të familjes së tyre, pa pasur nevojë të shkojnë në sportel.

Këto janë certifikatat që mund të merren:

Lindje

Martese

Shtetësie

Ekzistence në jetë

Vendbanimi

Rezidenca

Gjendja martesore

Statusi familjar

Banesa e bashkëjetueses/it

Statusi familjar

Statusi familjar me marrëdhëniet farefisnore

Dëshmi penaliteti

Regjistri i Unionit Civil

Marrëveshja e bashkëjetesës./atsh