21:27 / 15.11.2021
SHBA akuzon Rusinë se po rrezikon hapësirën me raketat ASAT
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Rusia sot testoi edhe një herë një raketë antisatelitore (ASAT) në satelitin e saj, pas së cilës u krijuan copa të vogla, e cila rrezikon hapësirën dhe tregon se kundërshtimi rus ndaj përdorimit të armëve në hapësirë është hipokrit.
“Sjellja e rrezikshme dhe e papërgjegjshme e Rusisë ka rrezikuar mirëmbajtjen paqësore afatgjatë të hapësirës dhe tregon qartë se deklaratat e Moskës kundër përdorimit të armëve në hapësirë janë të pasinqerta dhe hipokrite”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price, raporton Reuters.
Ai shtoi se predha ruse krijoi më shumë se 1500 copë "mbeturinash orbitale të vëzhgueshme".























