Ukrainë, regjistrohet numri më i lartë i vdekjeve ditore nga COVID-19
BKT
   Bota

Ukrainë, regjistrohet numri më i lartë i vdekjeve ditore nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit 838 persona e kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Me 838 vdekje të shënuara në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 në Ukrainë u regjistrua "numri më i lartë i vdekjeve ditore" që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer testime për COVID-19 ndaj 112.896 personave nga të cilët 16.308 rezultuan pozitivë ndaj virusit.

Për shkak të virusit në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 833 persona duke regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19.

Më 4 nëntor, me 27.377 raste në vend u regjistrua "shifra më e lartë e rasteve ditore".

Numri të vaksinuarve plotësisht arrin në rreth 9 milionë

Ne vend ku punimet e vaksinimit masiv kanë filluar më 24 shkurt, në 24 orët e fundit u vaksinuan 268.088 persona.

Numri i personave të vaksinuar me një dozë ka arritur në 12.331.550 ndërsa i atyre të vaksinuar me dy doza ka arritur në 8.887.415 persona.

Në kryeqytet u morën masa që nga 1 nëntori

Që nga maji në Ukrainë numri i rasteve shënoi rënie ndërsa në shtator filloi sërish rritja e tyre.

Sipas situatës së pandemisë, rajonet në vend ndahen në ngjyrat "të gjelbër", "të verdhë", "portokalli" dhe "të kuqe".

Shumë rajone janë me ngjyrë të kuqe në Ukrainë ku masat më të ashpra zbatohen në rajonet me të kuqe dhe masat më të lehta në rajonet me ngjyrë të gjelbër.

Për shkak të rasteve në rritje, në kryeqytetin Kiev që nga 1 nëntori u rritën masat dhe rajoni kaloi në situatën e rajonit me ngjyrë të kuqe.