Ushtria e Mianmarit: Udhëheqësja e rrëzuar Suu Kyi nuk është keqtrajtuar
Zëdhënësi ushtarak, gjeneralmajor Zaw Min Tun, tha se Suu Kyi jetonte në kushte të mira në paraburgim dhe nuk ishte keqtrajtuar.
Ushtria e Mianmarit njoftoi se udhëheqësja e rrëzuar Aung San Suu Kyi, e cila është burgosur që nga shkurti, nuk është keqtrajtuar.
Zëdhënësi ushtarak, gjeneralmajor Zaw Min Tun, i intervistuar nga BBC, tha se Suu Kyi jetonte në kushte të mira në paraburgim dhe nuk ishte keqtrajtuar.
Duke thënë se ata e lanë Suu Kyi të qëndronte në arrest shtëpiak, Zaw Min Tun tha: "Ne bëjmë më të mirën për çfarëdo që ajo dëshiron të bëjë ose të hajë".
Suu Kyi është akuzuar nga ushtria për shumë gjëra, duke përfshirë thyerjen e ligjit të epokës koloniale të sekreteve zyrtare dhe korrupsionit.
Kombet e Bashkuara kanë kërkuar vazhdimisht lirimin e ish-udhëheqëses Suu Kyi-t.
Qeveria ushtarake e Mianmarit njoftoi muajin e kaluar se do të lironte më shumë se 5.000 të burgosur për protesta kundër grushtit të shtetit.
Grusht shteti ushtarak në Mianamar
Ushtria e Mianmarit mori pushtetin më 1 shkurt, pas akuzave për mashtrim në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2020 dhe pas tensioneve politike në vend.
Ushtria kishte ndaluar shumë zyrtarë dhe drejtues të partisë në pushtet, veçanërisht udhëheqësen e vendit dhe ministren e Jashtme, Aung San Suu Kyi dhe për një vit kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të ushtrisë së Mianmarit kundër protestuesve, kundër grushtit të shtetit dhe grupeve rebele, rreth 1.200 persona kanë humbur jetën dhe afërsisht 10.000 demonstrues janë arrestuar.
Demonstratat në shkallë të gjerë ende vazhdojnë në vend. Gjithashtu vazhdon edhe gjyqi ndaj zyrtarëve të lartë qeveritarë në gjykatat ushtarake.























