Landi i Bavarisë në alarm për rritjen e numrit të infeksioneve
Shteti federal në Gjermaninë jugore, Bavaria po vendos kufizime të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit ndërsa shifrat e infeksionit në rajon vazhdojnë të rriten.
Pesë qarqe bavareze regjistruan sot një shkallë infeksioni prej mbi 1 000 për 100 000 persona gjatë shtatë ditëve të fundit. Qarku i Saechsische Schweiz-Osterzgebirge arriti një normë incidence prej 1,362.4, ose mbi katër herë më shumë se mesatarja kombëtare.
Masat aktuale në fuqi në Bavari përfshijnë akses të kufizuar në restorante dhe hotele, ku lejohen vetëm personat që janë plotësisht të vaksinuar ose që janë shëruar nga Covid-19. Ndalohet hyrja në këto biznese për personat që nuk janë vaksinuar plotësisht, edhe nëse kanë rezultuar negativ për koronavirusin.
Kryeministri bavarez Markus Soeder kërkoi që ky rregull të zbatohet në mbarë vendin.
“Ajo që nevojitet është një rregull gjithëpërfshirës 2G në Gjermani”, tha ai duke iu referuar stenografisë në Gjermani për një rregull që lejon vetëm disa liri të caktuara për ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19.
Politikani u bëri thirrje qytetarëve të vaksinuar të bëjnë edhe dozen e tretë pesë muaj ose më shumë pas vaksinimit të fundit, një detyrim ligjor për grupe të caktuara dhe një nga debatet më delikate në Gjermani për momentin dhe vendosja e maskave në vendet publike./atsh























