“Vaksinat Anti-Covid shpëtuan 12 mijë jetë gjatë këtij viti në Itali
BKT
   Bota

“Vaksinat Anti-Covid shpëtuan 12 mijë jetë gjatë këtij viti në Itali

12 mijë persona kanë shpëtuar falë vaksinave kundër koronavirusit në gjysmën e parë të 2021 në Itali, sipas një studimi të Fondacionit Bruno Keser. Italia po vazhdon të regjistroj mijëra raste të reja të infektuara, por numri i viktimave është më i ulët.

Italia ka regjistruar 7,698 raste me koronavirus dhe 74 persona kanë humbur jetën në 24 orë.

Nga 684,710 teste, 1,1% rezultuan pozitive. Sipas studimit, realitetit italianët mund t’i rikthehen nëse 90% e popullsisë do të vaksinohet plotësisht, përfshirë fëmijët e moshës mbi 5 vjeç.

Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza theksoi gjithashtu se deri më tani mbi 84% e qytetarëve mbi 12 vjeç janë vaksinuar plotësisht, ndërsa 86.7% kanë marrë dozën e parë.