SHBA kërkon që qytetarët amerikanë në Etiopi të largohen nga vendi
Duke theksuar se mbështesin hapat e ndërmarrë nga Bashkimi Afrikan, Blinken tha: "Ne duam që të gjithë qytetarët amerikanë në Etiopi të largohen nga vendi me opsionin më të mirë në dispozicion".
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kërkoi që qytetarët amerikanë të largohen menjëherë nga vendi për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Etiopi.
Blinken, në fazën e parë të turneut të tij afrikan në Kenia, në konferencën e përbashkët për media me kryediplomaten e Kenias, Raychelle Omamo, tha se u diskutua edhe për zhvillimet rajonale, duke theksuar marrëdhëniet e ngushta me Kenian.
Blinken, i cili u takua me presidentin kenian Uhuru Kenyatta, shprehu kënaqësinë e tij me përpjekjet e Kenyatta-s për t'i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm midis ushtrisë etiopiane dhe grupeve rebele.
Duke theksuar se ata gjithashtu mbështesin hapat e ndërmarrë nga Bashkimi Afrikan në këtë drejtim, Blinken tha: "Ne duam që të gjithë qytetarët amerikanë në Etiopi të largohen nga vendi me opsionin më të mirë në dispozicion".
Blinken theksoi se duhet të arrihet një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur në Etiopi dhe se nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë konflikt.
"Ne duam transformim demokratik në Sudan"
Duke theksuar qëndrimin e Kenias kundër ndërhyrjes ushtarake në Sudan, Blinken deklaroi se të dyja vendet duan një transformim demokratik në Sudan.
Blinken theksoi se Kenia dhe SHBA do të thellojnë bashkëpunimin e tyre për shëndetin publik dhe çështjet rajonale, veçanërisht për mirëqenien ekonomike dhe mbrojtjen.
Blinken falënderoi Kenian për kontributin në Misionin e Unionit Afrikan në Somali dhe tha se të dy vendet po punojnë së bashku për të mposhtur organizatën al-Shabaab dhe organizatat e tjera terroriste.
Pas Kenisë, Blinken është planifikuar të vizitojë Nigerinë dhe Senegalin.























