The Spectator: A po përgatitet Rusia për të pushtuar Ukrainën?
Sharr Travel

The Spectator: A po përgatitet Rusia për të pushtuar Ukrainën?

Rusia ka vendosur më shumë se 90 mijë trupa ushtarake në kufirin lindor të Ukrainës.

Derisa Washingtoni nga ana tjetër ka informuar se Moska po planifikon të pushtojë Kievin. Ndërsa, Moska ka theksuar se NATO-ja po e nxit konfliktin.

Si erdhi situata deri këtu? Në të vërtetë, konflikti nuk mbaroi kurrë, thjesht po qëndron pezull. Gjithashtu e vërtetë se marrëdhënia mes Kievit dhe Moskës është tensionuar edhe më shumë gjatë këtij viti. 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy i cili u rrit në trazirat post-sovjetike të viteve 90-ta, prandaj qasja e tij ndaj çështjeve të ndjeshme si të flasësh gjuhën ukrainase mbi rusishten dhe betejat mbi historinë dhe kulturën, nuk ishin kurrë ideologjike. 

Administrata e tij qëndroi në heshtje për të arritur një marrëveshje me Moskën. Gjatë vitit të tij të parë në detyrë, ai ka negociuar me Kremlinin me besimin për të arritur një marrëveshje.  

 

Zelensky e mësoi atë që kanë mësuar të gjithë presidentët ukrainas: Vladimir Putin nuk është i interesuar t’i japë fund konfliktit – të paktën jo tani. Ai foli me tone të ashpra kundër pushtimit të Krimesë në vitin 2014 dhe ngritjes së forcave të armatosura ruse në kufirin ukrainas. Presidenti ukrainas tani po u thotë rusisht-folësve në lindje të vendit që të rikthehen në atdhe, nëse shohin një të ardhme atje. Është diçka që Zelensky i 18-muajve më parë nuk do ta kishte menduar kurrë ta bënte. 

Sipas Kremlinit, prania ruse në Ukrainën lindore shërben për të formësuar atmosferën në vend – presioni mund të intensifikohet. Megjithatë, situata është më serioze. Luftimet janë përshkallëzuar dhe çdo ditë ka raporte për vdekjen e trupave ukrainase, por dërgesat e fundit të dronëve turq u kanë mundësuar ukrainasve të kryejnë kundërsulme më efektive kundër artilerisë ruse. Marrëdhëniet midis Putinit dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan janë më miqësore tani, por Ankaraja ka qëndruar vazhdimisht në anën e Ukrainës në konflikt. Kjo, nga ana tjetër, mund të ketë nxitur më shumë agresion nga Rusia. 

Aktualisht, rusët e dinë që kanë mundësinë dhe ata po bëjnë atë që bëjnë gjithmonë: po kërkojnë dobësitë. A do arrijë Rusia të pushtojë Ukrainën? Moska ka probleme. Vendi  nuk arriti të menaxhonte situatën e pandemisë COVID-19 dhe ka shumë pak para. Nga ana tjetër, nafta është rritur në 80 dollarë për fuçi, kështu që Kremlini ka burimet që i nevojiten për të pushtuar një vend dhe Putin e ka bërë më parë diçka të tillë.

Agresioni rus ka prekur Ukrainën jo vetëm fizikisht, por psikologjikisht. Humbja e Krimesë dhe sulmi në Ukrainën Lindore e poshtëruan vendin, por gjithashtu e bashkuan atë. Pushtimi krijoi një ndjenjë komuniteti shumë më të fortë se çdo gjë që kishte ekzistuar më parë. Ukrainasit kanë ndërtuar një makineri të frikshme lufte që nga viti 2014 dhe kanë dëshmuar jo vetëm aftësinë e tyre për të luftuar, por kohezionin e tyre social.

Kremlini i shfrytëzon mundësitë aty ku ka dhe ka parë një administratë presidenciale amerikane që ka pushtuar Afganistanin dhe është e fiksuar pas Kinës; është gjithashtu edhe furnizuesi kryesor i gazit në Evropë. Kremlini do të jetë më se i lumtur të zhvendosë forcat e tij drejt perëndimit nëse kostot janë të menaxhueshme.

Askush nuk dëshiron që Rusia të pushtojë Ukrainën, por në të njëjtën kohë, nëse Putin vendos të dërgojë  gjysmën e forcave të tij të armatosura në kufi, do të jetë e vështirë për ta ndaluar atë. Perëndimi duhet të veprojë – dhe atë shumë shpejtë. Nëse doni të dëmtoni Moskën, dëmtoni financat e atyre pak personave që kanë rëndësi: sinjalizoni se do të ketë pasoja financiare për elitën e Kremlinit nëse trupat ruse kalojnë edhe një herë kufirin. Është e lehtë për t’u bërë – të gjitha paratë e tyre janë në Perëndim.

Por mes gjithë pasigurisë një gjë është e sigurt. Nëse ato tanke ruse fillojnë të lëvizin, ukrainasit do të duhet të luftojnë vetë. Askush nuk do t’i ndihmojë.

Shkrimi i plotë

https://www.spectator.co.uk/article/is-russia-preparing-to-invade-ukraine-