Pakistan, një i vdekur dhe 6 të plagosur nga një shpërthim
BKT
   Bota

Pakistan, një i vdekur dhe 6 të plagosur nga një shpërthim

Në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë, ndërkohë raportohet se shpërthimi ndodhi në një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin Lyari.

Së paku një person ka humbur jetën, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në qytetin port jugor pakistanez Karachi, konfirmuan zyrtarët, raporton Anadolu Agency.

Në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë. Mediat lokale theksojnë se shpërthimi ndodhi në një ndërtesë shumëkatëshe. Policia njoftoi se ndërtesa pjesërisht është dëmtuar.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është konfirmuar, por supozohet se bëhet fjalë për rrjedhje të gazit, njoftoi policia.