"Mjekët pa Kufij": Humbin jetën 10 migrantë pranë brigjeve të Libisë
BKT
   Bota

"Mjekët pa Kufij": Humbin jetën 10 migrantë pranë brigjeve të Libisë

"Këto dhjetë vdekje mund të ishin shmangur. Ashtu si 1.225 të tjerë që humbën jetën këtë vit në një përpjekje për të arritur në Evropë nëpërmjet Mesdheut", tha organizata "Mjekët pa Kufij".

Dhjetë persona u gjetën të vdekur në një varkë druri të mbipopulluar me migrantë dhe refugjatë të shpëtuar pranë Libisë, njoftoi organizata humanitare “Mjekët pa Kufij”.

Migrantët humbën jetën sepse anija e mbushur me njerëz ishte në det për më shumë se 13 orë, tha organizata.

"Këto dhjetë vdekje mund të ishin shmangur. Ashtu si 1.225 të tjerë që humbën jetën këtë vit në një përpjekje për të arritur në Evropë nëpërmjet Mesdheut", tha organizata “Mjekët pa Kufij”.

Anija e shpëtimit e operuar nga “Mjekët pa Kufij” u përgjigj pasi vullnetarët që kryenin mbikëqyrje ajrore konfirmuan një thirrje për ndihmë rreth 30 kilometra larg brigjeve libiane.

Geo Barents tani transporton 186 persona, më i vogli prej të cilëve është 10 muajsh.

Më shumë se 59 mijë azilkërkues arritën në brigjet italiane këtë vit, 50 për qind më shumë se vitin e kaluar.