Rusia shënon një tjetër rekord të vdekjeve nga COVID-19
Me 1.247 njerëz që humbën jetën gjatë ditës së kaluar nga COVID-19, numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 259.084.
Rusia ka regjistruar një numër tjetër rekord të vdekjeve ditore nga koronavirusi i ri (COVID-19), me 1.247 njerëz që humbën jetën gjatë ditës së kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 259.084.
Task forca e urgjencës së vendit në një raport ditor njoftoi se gjatë periudhës së njëjtë 36.626 persona u infektuan me virusin, duke e çuar numrin e rasteve në Rusi në 9.18 milionë, ndërkohë rastet aktive me COVID-19 aktualusht janë 1.04 milion.
Ndërkohë, që nga e marta nga COVID-19 janë shëruar 36.388 pacientë, duke e çuar totalin e shërimeve në 7,88 milionë.
Që nga dhjetori i vitit 2019, pandemia ka marrë më shumë se 5,1 milionë jetë në 192 vende dhe rajone, me mbi 254,4 milionë raste të raportuara në mbarë botën, sipas Universitetit Johns Hopkins në SHBA.























