Meksikë, arrestohet bashkëshortja e liderit të kartelit të drogës Jalisco
BBC, duke i referuar një njoftimi të Ministrisë meksikane të Mbrojtjes, njoftoi se bashkëshortja e liderit të kartelit Rosalinda Gonzalez është arrestuar në qytetin Zapopan.
Ushtarët meksikanë kanë arrestuar bashkëshorten e liderit të kartelit të drogës “El Mencho” nga shteti meksikan Halisko.
BBC, duke i referuar një njoftimi të Ministrisë meksikane të Mbrojtjes, njoftoi se bashkëshortja e liderit të kartelit Rosalinda Gonzalez është arrestuar në qytetin Zapopan.
Gonzalez u arrestua në të njëjtin qytet në vitin 2018 për pastrim parash, por u lirua me kusht prej 78 mijë dollarësh.
Nemesio Oseguera Cervantes, udhëheqësi i kartelit të gjeneratës së re Jalisco (CJNG), i quajtur "El Mencho", ka arritur t'u shpëtojë forcave të sigurisë për vite me radhë.
Administrata amerikane për luftë kundër drogës ofron një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacionin që do të ndihmojë në arrestimin e El Menchos.
Edhe pse CJNG është portretizuar si një nga kartelet më të fuqishme të drogës në Meksikë, besohet se qëndron pas sulmit në të cilin 15 policë humbën jetën në një pritë në Jalisco në vitin 2015 dhe shumë krime të tjera.























