Shpërthim në një tubacion të naftës në jugperëndim të Iranit
BKT
   Bota

Shpërthim në një tubacion të naftës në jugperëndim të Iranit

Shpërthimi ka ndodhur për shkak të "konsumimit" të tubacionit të naftës që kalon nëpër fshatin Ramis, në rrethin Ramshir.

Një shpërthim ka ndodhur sot në tubacionin e naftës në provincën Huzestan të Iranit jugperëndimor.

Agjencia iraniane e lajmeve TESNIM raportoi se shpërthimi ka ndodhur për shkak të "konsumimit" të tubacionit të naftës që kalon nëpër fshatin Ramis, në rrethin Ramshir.

Mësohet se nga shpërthimi është regjistruar një tërmet i lehtë, por nuk janë konfirmuar viktima.

Zyrtarët kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një tubacion nafte që operohet nga kompania Marun.