Shtretërit e kujdesit intensiv po ngarkohen në Zvicër
BKT
   Bota

Shtretërit e kujdesit intensiv po ngarkohen në Zvicër

Ndërsa infeksionet rriten, presioni në shtretërit e kujdesit intensiv po shkakton sërish shqetësim.

Zyra Federale e Shëndetësisë thotë se shkalla e shtrimit tani është 74%, por është më e keqe në disa kantone.

Në Schaffhausen të gjithë shtretërit janë të zënë dhe në Neuchâtel 90% janë plot, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Shumë kantone të tjera janë mbi 80%.

Presioni mbi kujdesin intensiv do të thotë që spitalet mund të fillojnë të shtyjnë edhe një herë operacionet rutinë.

Gjeneva është nën mesataren me 66% kapacitet, por Vaud është në 80%