Iran, shënohen 103 viktima të reja nga COVID-19
BKT
   Bota

Iran, shënohen 103 viktima të reja nga COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 u rrit në 6.063.775 ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave në 128.634.

Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 në Iran janë regjistruar 103 viktima.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 5.882 raste të reja me COVID-19 ku 862 prej tyre janë shtruar në spital.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 u rrit në 6.063.775 ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave në 128.634.

Numri i pacientëve me COVID-19 nën kujdes intensiv aktualisht është 3.439. Deri më tani, 56.282.022 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, 43.783.020 dozën e dytë ndërsa 683.188 tjerë edhe dozën e tretë.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit deri më tani janë aplikuar gjithsej 100.748.230 doza të vaksinave kundër COVID-19.