Ukraina akuzon Rusinë se dëshiron të prishë bisedimet katërpalëshe të paqes
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, deklaroi se Rusia nuk ishte e interesuar të angazhohej në bisedimet e paqes katërpalëshe të “Normandisë” për luftën në Ukrainën lindore dhe po përpiqej të shkatërronte procesin duke publikuar korrespondencë diplomatike konfidenciale, shkruan “Reuters”.
“Me veprimet e saj, Rusia thjesht përfundon formatin e Normandisë, tregon se nuk është e interesuar në zhvillimin e tij dhe natyrisht minon besueshmërinë e mbetur [të Rusisë],” deklaroi Kuleba në një konferencë televizive.
Ministria e Jashtme ruse publikoi të mërkurën një numër letrash diplomatike që shkëmbyen me Gjermaninë dhe Francën në përpjekje për të treguar se qëndrimi i saj diplomatik në bisedimet mbi Ukrainën Lindore është keqinterpretuar. Formati “Normandi” përbëhet nga Ukraina, Rusia, Franca dhe Gjermania.























