Bllokim mbarëkombëtar nga e hëna në Austri
Austria nga e hëna në bllokim total, për shkak të përhapjes së Covid
Duke qenë se shteti austriak, shënoi një tjetër rekord të të gjitha kohërave për rastet e reja ditore të enjten, me 15,145 raste të raportuara në 24 orë. Është marrur vendim, për bllokimin mbarëkombëtar të Austrisë, transmeton albinfo.at.
Vlen të theksohet se që nga fillmimi i pandemisë, kjo është hera e katërt që shteti austraik bëri mbyllje totale.
Vendimi u mor në samitin federal-shtetëror: sipas së cilës nga e hëna, një bllokim dhjetëditor do të zbatohet në të gjithë Austrinë për të gjithë – pavarësisht nëse janë vaksinuar kundër Covid apo jo, siç mësoi “Krone”.
Mbyllja duhet të zgjatet më pas me maksimum dhjetë ditë të tjera, ndërkohë që shkollat duhet të mbeten të hapura, transmeton tutje albinfo.at.
Personat e pavaksinuar duhet të qëndrojnë në izolim edhe pasi të kenë kaluar 20 ditët.
Në një konferencë për shtyp në mëngjes, qeveria federale do të shpallë zyrtarisht bllokimin në të gjithë Austrinë. Sipas raportimeve, kancelari federal Alexander Schallenberg (ÖVP) dëshiron t’u kërkojë të vaksinuarve kundër koronës “solidaritet”. /Albinfo.at























