Pamje: Rusia dërgon dy aeroplanë Tu-95MS afër Alaskës së ShBA-së
Dy aeroplanë bombardues strategjikë rusë të tipit Tu-95MS kanë kryer një fluturim të planifikuar 10-orësh mbi ujërat neutrale afër Alaskës, tha të premten Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, një ditë pasi Presidenti Vladimir Putin u ankua për fluturimet ushtarake perëndimore afër hapësirës ajrore të Rusisë.
Putini tha se bombarduesit strategjikë të perëndimit, që bartnin “armë shumë serioze”, kanë fluturuar brenda 20 kilometrave të kufijve të Rusisë, në një fjalim në të cilin ai tha se Perëndimi po i merr shumë lehtësisht paralajmërimet e Rusisë për të mos i kaluar “vijat e kuqe”.
“Dy bartës strategjikë të raketave me rreze të gjatë, Tu-95MS, kryen një fluturim të planifikuar në hapësirën ajrore mbi ujërat neutrale të Ngushticës së Beringut, Detit Chukchi dhe Detit Okhotsk”, thuhet në deklaratën e ministrisë ruse, shkruan Reuters























