Në Meksikë zbulohen 10 kufoma, 9 prej tyre të varura në një mbikalim
Në një deklaratë të bërë nga Departamenti i Sigurisë Publike në Zacatecas, thuhet se 9 trupa u gjetën të varur në parmakët e një mbikalimi në rajonin Cuauhtemoc të provincës dhe 1 trup u gjet buzë rrugës.
Në shtetin meksikan Zacatecas, u gjetën 10 trupa të pajetë, duke përfshirë 9 të varur në një mbikalim.
Në një deklaratë të bërë nga Departamenti i Sigurisë Publike në Zacatecas, thuhet se 9 trupa u gjetën të varur në parmakët e një mbikalimi në rajonin Cuauhtemoc të provincës dhe 1 trup u gjet buzë rrugës.
Në deklaratë thuhet se 10 kufomat ishin burra, dhe nuk jepet informacion për identitetin e viktimave.
Sipas lajmeve të mediave lokale, thuhet se të hënën u gjetën tre trupa të varur në urë në Zacatecas.
Karteli Jalisco Next Generation dhe Sinaloa, të cilat janë kartelet më të fuqishme të vendit, përplasen shpesh për kontrollin e shtetit të rëndësishëm strategjik të Zacatecas për bandat e drogës.
Në Zacatecas, 1.065 njerëz vdiqën vitin e kaluar dhe më shumë se 800 në 7 muajt e parë të këtij viti.
Të dhënat federale tregojnë se më shumë se 25.000 njerëz u vranë në Meksikë në nëntë muajt e parë të këtij viti.























