Japonia arrin normën më të lartë të vaksinimit me dy doza në mesin e G7-ës
Sipas të dhënave të fundit, 95,9 milionë njerëz, që korrespondojnë me 75,7 për qind të popullsisë, janë vaksinuar kundër virusit me dy doza.
Japonia ka arritur shkallën më të lartë midis vendeve të G7-tës për sa i përket vaksinimit me dy doza kundër koronavirusit të ri (COVID-19)
Në Japoni, vend me popullsi prej më shumë se 125 milionë banorësh, qeveria ka përditësuar të dhënat në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19 në mbarë vendin.
Sipas të dhënave të fundit, 95,9 milionë njerëz, që korrespondojnë me 75,7 për qind të popullsisë, janë vaksinuar kundër virusit me dy doza.
Agjencia e lajmeve Kyodo raportoi se me këtë normë vaksinimi me dozë të dyfishtë, Japonia kaloi Kanadanë, e cila ka një normë 75,5 për qind midis vendeve të G7-tës, duke u ngritur në vendin e parë.
Sipas projektit "Our World in Data" të Universitetit të Oksfordit, Italia renditet e treta me 72,7 për qind pas Japonisë dhe Kanadasë.
Deri më tani, në fushatën e saj të vaksinimit që filloi në shkurt të këtij viti, Japonia ka administruar 195,3 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit.























