Qeveria kompenson peshkatarët pas mohimit të licensave pas Brexit
BKT
   Bota

Qeveria kompenson peshkatarët pas mohimit të licensave pas Brexit

Ministres franceze për Çështjet Detare, Annick Girardin i është dashur të mbrohet kundër akuzave për kapitullim në mosmarrëveshjen me Britaninë e Madhe për të drejtat e peshkimit pas Brexit.

Kompensimi i mundshëm për peshkatarët që kanë shkuar duarbosh nuk do të thotë kapitullim”, deklaroi ajo sot për radion franceze ‘Franceinter’.

“Kjo nuk do të thotë se ne ndalojmë së luftuari për të drejtat e peshkatarëve”, shtoi Girardin. Ministrja franceze tha se, negociatat me Britaninë e Madhe do të vazhdojmë.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë, ne nuk i braktisim peshkatarët tanë”, tha Macron në qytetin verior francez të Aulnoye-Aymeries.

Macron deklaroi se pret që Komisioni Evropian të mbrojë interesat e vendeve evropiane të prekura, përfshirë Francën. “Nëse nuk e merr përsipër rolin e saj, Franca do ta bëjë vet këtë”, tha ai.

Në lidhje me dëmshpërblimin e mundshëm, Macron shpjegoi se Franca nuk do t’i mbante varur peshkatarët e saj, të cilët kishin pritur gjatë për t’u pajisur me një license peshkimi.

Girardin njoftoi dje gjatë takimit me përfaqësues të industrisë së peshkimit se, ajo kishte urdhëruar një vlerësim të kostos së kompensimit për peshkatarët që nuk do të lejoheshin të vazhdonin peshkimin në ujërat britanike në të ardhmen./atsh