09:37 / 22.11.2021
Një vogëlushe shpëton mrekullisht nga përplasja e makinës në Wisconsin
Pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 40 janë plagosur pasi një makinë u përplas në një paradë në shtetin amerikan të Wisconsin.
Shefi i policisë Dan Thompson tregoi se sulmi goditi dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, derisa një person ndodhet në paraburgim, shkruan AP.
AP ka siguruar një pamje se si një vogëlushe i shpëton mrekullisht goditjes nga makina.
Shefi i Zjarrfikësve Steven Hoëard tha se 11 të rritur dhe 12 fëmijë u plagosën dhe u transportuan në spitale nga departamenti i tij teksa nuk dihet se sa të plagosur u dërguan në spital nga të tjerët.























