Në Teheran në vitin 2020 nga ndotja e ajrit kanë vdekur 3.751 persona
BKT
   Bota

Në Teheran në vitin 2020 nga ndotja e ajrit kanë vdekur 3.751 persona

Zyrtarët thonë se makinat e vjetra dhe me naftë, motoçikletat dhe karburantet e tjera janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Teheran.

Ndotja e ajrit në Teheran, kryeqytetin e Iranit, ka shkaktuar vdekjen e 3.751 personave brenda një viti.

Kreu i Departamentit të Ajrit dhe Ndryshimeve Klimatike në Ministrinë e Shëndetësisë të Iranit, Abbas Shahsuni, ndau informacion për agjencinë e lajmeve studentore ISNA për problemet e shkaktuara nga ndotja e ajrit.

Duke theksuar se vitin e kaluar në Teheran humbën jetën 3.751 persona për shkak të ndotjes së ajrit, Shahsuni tha se ky problem ndodh çdo vit dhe se ligji për ajër të pastër nuk zbatohet.

Shahsuni tha se makinat e vjetra dhe me naftë, motoçikletat dhe karburantet e tjera janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Teheran.