Rreth 600 migrantë të parregullt arritën gjatë fundjavës në Ishujt Kanarie
BKT
   Bota

Rreth 600 migrantë të parregullt arritën gjatë fundjavës në Ishujt Kanarie

Në mesin e migrantëve të parregullt të ardhur nga brigjet e Afrikës Veriore, thuhet se ishin rreth 100 gra dhe fëmijë, prej të cilëve 30 janë shtruar në spital për ndihmë mjekësore.

Gjatë fundjavës së kaluar rreth 600 migrantë të parregullt arritën në rajonin e Ishujve Kanarie në veriperëndim të Spanjës.

Në njoftimin nga Kryqi i Kuq në ishujt Lanzarote, Fuenteventura dhe Kanarie e Madhe, më 20-21 nëntor kanë arritur 589 migrantë të parregullt të ndarë në 8 grupe me gomone.

Në mesin e migrantëve të parregullt të ardhur nga brigjet e Afrikës Veriore, thuhet se ishin rreth 100 gra dhe fëmijë, prej të cilëve 30 janë shtruar në spital për ndihmë mjekësore.

Këtë vit është shënuar një rritje e madhe e migrimit të jashtëligjshëm nga Afrika Veriore në Ishujt Kanarie, ku në 11 muajt e fundit kanë arritur mbi 18 mijë migrantë të parregullt.