Rrëzohet një avion i vogël në Norvegji, 3 të vdekur
BKT
   Bota

Rrëzohet një avion i vogël në Norvegji, 3 të vdekur

Shefi i policisë në Larvik, Tor Eriksen tha se avioni i vogël është rrëzuar gjatë trajnimit. Ai tha se tani për tani nuk dihet shkaku i fatkeqësisë.

Të paktën 3 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në afërsi të Larvik-ut në Norvegji.

Siç njofton televizioni norvegjez NRK, shefi i policisë në Larvik, Tor Eriksen tha se avioni i vogël është rrëzuar gjatë trajnimit. Ai tha se tani për tani nuk dihet shkaku i aksidentit.

“Aksidenti ndodhi sot në mëngjes. Avioni u rrëzua në një hapësirë me qasje të vështirë. Kërkimet tona vazhdojnë por mund të them se nuk shpresojmë që personat e avionit t’i gjejmë të gjallë. Mund të them se janë të vdekur”, theksoi Eriksen.

Në njoftim "Torp Pilot Flight Academy" para do kohe tha se avioni i rrëzuar u përkiste atyre.