Ministrat e BE-së diskutojnë për COVID e krizën në kufirin me Bjellorusinë
Ministrat e BE-së, përgjegjës për çështjet Unionit po diskutojnë lidhur me rritjen e rasteve me COVID-19 në Evropë dhe krizën e emigrantëve që vazhdon në kufirin Poloni-Bjellorusi.
Ministrat e Bashkimit Evropian, përgjegjës për çështjet e BE-së po diskutojnë lidhur me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në mbarë Evropën dhe krizën e emigrantëve që vazhdon në kufirin Poloni-Bjellorusi.
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme ku marrin pjesë ministrat e vendeve anëtare përgjegjës për BE-në, filloi me një axhendë intensive rutinë.
Në axhendën kryesore të Këshillit, përfshihen përgatitjet për Samitin e Liderëve të BE-së i cili do të mbahet më 16-17 dhjetor.
Në takimin ku do të diskutohet edhe zgjerimi i BE-së, thuhet se do të ketë diskutime edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, kryesisht për Bosnjë e Hercegovinën.
Në takim do të vlerësohen marrëveshjet aktuale për formimin e marrëdhënieve BE-Britani pas Brexit-it si dhe do të diskutohen çështjet për të gjetur rrugët fleksibël alternative me këtë qëllim.
Gjithashtu ministrat do të diskutojnë edhe çështjen e mbizotërimit të ligjit i cili kohët e fundit është diskutuar mbi veprimet në kundërshtim të Polonisë dhe Hungarisë.
Raporti i Mbizotërimit të Ligjit që Komisioni Evropian prezanton çdo vit, në këtë takim do të prezantohet nga Italia, Kroacia, Administrata e Qipros Greke, Lituania dhe Letonia me prezantime që do të transmetojnë vështirësitë me të cilat këto vende janë përballur në çështjen e mbizotërimit të ligjit.
Temë e diskutimeve të ministrave do të jetë edhe rritja e çmimit të energjisë dhe përgatitjet për Samitin BE-Afrikë që do mbahet në shkurt 2022.
Pritet që sot KE-ja të prezantojë për ministrat programin e punës 2022.
Rritja e rasteve me COVID-19, nevoja për dozën e tretë
Përveç axhendës rutinë do të diskutohet për rritjen e rasteve me COVID-19 në gjithë BE-në si dhe rregulloret lidhur me rregullat e udhëtimit për përfshirjen e dozës të tretë në Cerfitikatën Dixhitale të BE-së e cila bën të mundur udhëtimin brenda BE-së.
Në kuadër të kësaj priten të kryhen rregullime lidhur me udhëtimet në BE nga vendet e treta. Parashikohet se ndalimi i udhëtimeve të mos jetë në mesin e rekomandimeve. Po ashtu pritet vlerësimi i mundshëm i masave të tilla për ta bërë të detyrueshme paraqitjen e rezultatit negativ të testit pavarësisht kryerjes së vaksinimit dhe se vendimet për mbyllje në disa vende dhe ecuria e pandemisë mund të ndikojë udhëtimet.
Situata në kufirin Bjellorusi-Poloni
Pritet që ministrat të diskutojnë edhe lidhur me propozimet për zgjidhjen e krizës së emigrantëve në kufirin Bjellorusi-Poloni ndërkohë që BE-ja vazhdon bisedimet në njërën anë me vendet burim dhe tranzit dhe në anën tjetër me Bjellorusinë.
Në anën tjetër mësohet se ekspertët teknikë të KE-së kanë shkuar në kufi dhe kanë marrë informacione lidhur me kërkesat për ushqime dhe ndihmë mjekësore.























