BE synon sanksionimin e trafikimit të emigrantëve i orkestruar nga Minsku
BKT
   Bota

BE synon sanksionimin e trafikimit të emigrantëve i orkestruar nga Minsku

Bashkimi Evropian njoftoi sot vendimin e tij për të sanksionuar kompanitë “bashkëpunëtore” në transportin e emigrantëve në kufijtë e tij, i orkestruar sipas perëndimorëve nga presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukachenko.

KE njoftoi se ka paraqitur një projektligj për të sanksionuar “kompanitë bashkëpunëtore në trafikimin dhe kontrabandën e emigrantëve”.

“Evropa nuk po përballet me një krizë migratore, por me një përpjekje destabilizimi nga një regjim totalitar i panjohur nga BE-ja”, akuzoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, para Parlamentit Evropian.

“I gjithë Bashkimi po sfidohet”, theksoi ajo.

“Nuk mund ta pranojmë këtë përpjekje për frikësim”, shtoi kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Bashkimi Evropian ka vendosur të përgjigjet në disa fronte: sanksione, ndihma humanitare, presion diplomatik dhe mbështetje për kthimin e emigrantëve në vendet e tyre të origjinës./atsh