SHBA, shkon në afro 774 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19
BKT
   Bota

SHBA, shkon në afro 774 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të infektuarve deri më tani ka arritur në mbi 47,98 milionë, me 93.814 raste të reja.

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 773.864, me 1.424 viktima në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 47,98 milionë, me 93.814 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5 milionë raste të konfirmuara dhe 73.939 të vdekur.