Koreja e Jugut shënon numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19
BKT
   Bota

Koreja e Jugut shënon numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e cila po lufton me valën e katërt të pandemisë tha se janë regjistruar 4.116 raste në 24 orët e fundit, numri më i lartë ditorë i rasteve gjatë pandemisë.

Koreja e Jugut shënoi mbi 4 mijë raste të reja ditore me COVID-19 duke arritur nivelin më të lartë gjatë pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë e cila po lufton me valën e katërt të pandemisë tha se janë regjistruar 4.116 raste në 24 orët e fundit, numri më i lartë ditorë i rasteve gjatë pandemisë.

Teksa numri total i rasteve në vend është rritur në 425.065, numri i personave në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e virusit ka arritur në 586 në 24 orët e fundit, duke tejkaluar numrin e mëparshëm prej 549.

Gjithashtu, numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend u regjistrua si 3.187, i cili ishte 35 numri më i lartë në ditë.

- Plani i reagimit emergjent

Më tej thuhet se qeveria po punon për një plan reagimi emergjent për të reduktuar përhapjen e virusit.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, kryeministri Kim Boo-kyum tha se situata aktuale është më e rëndë sesa pritej.

Duke deklaruar se ai është i shqetësuar për rritjen e numrit të pacientëve në gjendje kritike, Kim tha: "Ne duhet të rrisim mbështetjen në mënyrë që pacientët asimptomatikë dhe personat me simptoma të lehta të mund të bëjnë trajtimin e tyre të sigurt në shtëpi".

Pas shfaqjes së variantit Delta që prej 7 korrikut në vend janë rritur rastet e reja.

Rastet e reja kanë qenë në rritje, veçanërisht pasi qeveria lehtësoi kufizimet në të gjithë vendin më 1 nëntor.

Në vendin me 52 milionë banorë më shumë se 40 milionë njerëz kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19.