Qofte dhe shpageta!
Sharr Travel

Qofte dhe shpageta!

Ne i duam shpagetat në kombinim me mish të grirë dhe domate. Qoftet i japin një shije të veçantë kësaj pjate dhe e bëjnë më interesante.

Përbërësit:

– 300 gr mish i grirë,
– 50 gr djathë i grirë,
– 1 vezë ,
– 1 lugë thërrmija buke,
– 1 lugë e vogël kripë
– 1/2 lugë çaji piper.

Për salcën:

– 1 qepë
– 2 lugë miell
– 500 ml domate
– 1 lugë e vogël sheqer
– 1 lugë e vogël kripë
– 1/2 lugë e vogël piper.

Përgatitja:

Për qoftet bashkoni mishin e grirë, djathin e grirë, vezën, thërrmijat e bukës, kripën, piperin dhe e futni në frigorifer.

 

Më pas formësoni qoftet dhe skuqini në vaj të nxehur.

Vendosni qoftet e skuqura në një pjatë. Në pak vaj skuqni qepën e grirë hollë. Shtoni miellin, skuqeni pak dhe më pas hidhni domatet.

Hidhni erëza dhe kur të vlojë shtoni qoftet, më pas lërini të vlojnë për disa minuta duke i përzier vazhdimisht.

Gatuani spagetat në ujë me kripë. Kullojini dhe bashkojini me salcën. Grini djathin sipas dëshirës.