Cili prodhues do ta prezantojë i pari një telefon me kamerë 200 megapiksel
Sharr Travel

Cili prodhues do ta prezantojë i pari një telefon me kamerë 200 megapiksel

Sipas informacioneve të fundit, së shpejti do të prezantohet telefoni i parë me sensor 200MP për kamerën.

Samsung zbuloi ISOCELL HP1 200MP në shtator, por ne ende nuk kemi pasur mundësi ta shohim telefonin me sensorin e lartpërmendur.

Faqja e njohur IceUniverse sugjeron se telefoni i parë me një kamerë 200MP do të prezantohet së shpejti dhe interesant është se nuk do të jetë një pajisje Samsung.

Sipas pretendimeve, telefoni i parë me këtë sensor ka shumë të ngjarë të vijë nga objektet e prodhimit të Motorola dhe së shpejti pas kësaj, një telefon inteligjent me një kamerë 200MP do të prezantohet nga Xiaomi.

Samsung, nga ana tjetër, do të presë deri në vitin 2023 për të prezantuar modelin e vet të telefonit me një kamerë 200MP.

Nëse nderi për të zbatuar këtë sensor do t’i takojë Galaxy S23 Ultra, apo ndonjë modeli tjetër të kompanisë koreano-jugore, mbetet për t’u parë. /Telegrafi/


MË SHUME NGA Tech