Kryeministri i Haitit emëron 9 ministra në kabinetin e tij
BKT
   Bota

Kryeministri i Haitit emëron 9 ministra në kabinetin e tij

"Një nga përgjegjësitë kryesore të kësaj qeverie është të krijojë një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm", tha Kryeministri i Haitit, Ariel Henry.

Kryeministri i Haitit, Ariel Henry, i cili mori drejtimin e vendit pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise më 7 korrik në Haiti, bëri betimin dhe emëroi dje 9 ministra në kabinetin e tij të ri.

Emërimet u bënë në një kohë të rritjes së dhunës, rrëmbimeve dhe mungesës së vazhdueshme të karburantit në vend. "Ju e pranuat këtë në rrethana të vështira," tha kryeministri Henry në fjalimin e tij në kabinetin e tij të ri.

Duke theksuar se do të bëjnë çmos për të rivendosur autoritetin e shtetit, Henri tha, "Një nga përgjegjësitë kryesore të kësaj qeverie është të krijojë një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm".

Henri emëroi 9 ministra, mes tyre ministrin e punëve të jashtme, ekonomisë, drejtësisë, arsimit dhe shëndetësisë.

Kryeministri Henry ka deklaruar se vendi do të mbajë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në fillim të vitit të ardhshëm.

- Vrasja e presidentit Moise

Presidenti 53-vjeçar i Haitit, Moise, vdiq më 7 korrik, në një sulm në shtëpinë e tij nga persona të armatosur dhe u plagos gruaja e tij, Martine Moise.

Pas vdekjes së presidentit Moise, kryeministri i përkohshëm Claude Joseph shpalli një "gjendje të jashtëzakonshme" në vend.

Henri, i cili u emërua pak para vdekjes së Moise, por detyra e të cilit nuk u zyrtarizua sepse ai nuk bëri betimin, më 21 korrik mori postin e kryeministrit.