9-vjeçari krijon aplikacionin për të ndihmuar vëllain autik që të komunikoj
Sharr Travel

9-vjeçari krijon aplikacionin për të ndihmuar vëllain autik që të komunikoj

Një djalë 9 vjeçar ka zhvilluar një aplikacion me synimin për të ndihmuar vëllanë e tij të vogël autik të komunikojë.

Sean Porter, nga Southport, fillimisht iu kërkua të prodhonte një lojë si pjesë e një projekti të shkollës, por zgjodhi të krijonte një aplikacion për të mbështetur vëllanë e tij 6-vjeçar.

“E dija që nëse nuk e zhvilloja këtë aplikacion, nuk njoh askënd që do të mendonte për këtë gjë. Është e mahnitshme. Njerëzit zakonisht nuk mendojnë për të tjerët. Thashë nëse e bëj këtë shpikje të mrekullueshme, do të bëhem i famshëm dhe do të bëj para.

Vëllai i tij, Adami, u diagnostikua me autizëm kur ishte dy vjeç dhe rrallë komunikon verbalisht. Është vlerësuar se rreth 25 deri në 30 përqind e njerëzve autikë flasin pak ose aspak fjalë. Shoqëria Kombëtare e Autizmit thotë se aplikacionet që ‘gjenerojnë fjalim të dixhitalizuar’ janë një lloj mbështetjeje komunikimi shtesë.