BE propozon vendosjen e kufizimeve për udhëtimet nga Afrika e Jugut
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se BE po shqyrton mundësinë e vendosjes së kufizimeve nga vendet e Afrikës së Jugut, në një përpjekje për të mbrojtur vendet anëtare nga varianti i ri.
Varianti i ri të koronavirusit, quhet varianti i Botsvanës derisa të riemërtohet. Sipas shkencëtarëve, ky variant i ri i Covid-it, ka “numër jashtëzakonisht të lartë” të mutacioneve, mund të shkaktojë valë të re të sëmundjes duke i shmangur sistemet mbrojtëse të organizmit.
Varianti i ri ka shkaktuar shqetësim serioz te disa hulumtues për shkak të numrit të madh të mutacioneve, që mund ta ndihmojë virusin që ta shmang sistemin imunitar. Rastet e para me këtë variant u identifikuan në Botsvanë më 11 nëntor, ndërsa rasti i parë në Afrikën Jugore u regjistrua tri ditë më vonë.























